Pas skandalit të ditës së djeshme, ku presidenti Bekali i Steauas së Bukureshtit, vendosi të përjashtonte nga ekipi Kamer Qakën, mesfushori kuqezi ka vendosur të bëjë një hap prapa në karrierën e tij.

23-vjeçari, ka pranuar të shkojë në huazim, tek skuadra e tij e vjetër, Poli Iasi, po në Rumani. Ishte presidenti Bekali, që e kishte kërcënuar, se nëse nuk do të largohej, do e çonte në tribunë gjithë sezonin.

Siç raporton media rumune “digisport.ro”, Qakën e ka bindur ish-trajneri, Flavius Stoikan, dhe do të jetë i gatshëm për Poli Iasin, që në ndeshjen e ditës së hënë.PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb