Me prezencën e personaliteteve të njohur në fushën e futbollit, Durrësi është kthyer këtë javë në një kamping të vogël për moshat.

Një projekt ambicioz i Ministrisë së Arsimit e Sportit, po ravijëzon më shumë nismën e qeverisë dhe klubit Manchester City, ndërsa pranimet e reja do të shoqërohen me bursa.

Fillimi i aplikimeve në Dyrrah City Football Academy ka zgjeruar hartën e atyre që duan të jenë pjesë e agjencisë.

Me një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët e talentuar, procesi i seleksionimit për regjistrimin po ecën me ritme optimale. Në takimin e fundit me drejtuesit e Manchester City, u avancuan planet për të nxjerrë talentet tona në vitrinën kontinentale.

Akademia pranon fëmijë të moshës 7 deri në 18 vjeç. Pritet që shumë shpejt me mbylljen e fazës së parë të punimeve, stërvitja të zhvendoset në kompleksin që do të ndërtohet në Durrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb