Kandidati i Nismës Thurrje në Durrës,  Marsel Rupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se Shqipëria është e dominuar nga kultura e blerjes së votës.

Rupi theksoi se partitë e mëdha kanë uzurpuar gjithçka, teksa edhe në fletën e votimit nuk kanë vënë emra, por numra, për të depersonalizuar kandidatët.

“Si 4500 dollarë, si 100 mijë lekë, kur shkelet një e drejtë, është shkelur një e drejtë. Një opinion publik ka një farë manipulimi. Përdorim politik ka edhe për ngjarje të vogla, e jo më për ngjarje madhore si kjo. Mendoni se është kultura e shitjes së votës. Shqipëria është në kulturën e blerjes së votës. Ne jemi parti të vogla dhe partitë e mëdha kanë më shumë përgjegjësi. Edhe një fëmijë rritet ndoshta edhe duke u ushqyer vetë, por puna është që duhet të bëjmë më shumë përpara”, u shpreh Rupi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb