Mariupoli është një nga qytetet ukrainase të cilat u goditën më fort nga trupat ruse, duke u kthyer në një gërmadhë nën bombardimet intensive.

Ndihmësi i kryebashkiakut të këtij qyteti ka bërë me dije sot, se nën rrënojat e një ish-ndërtese industrial, janë gjetur rreth 70 trupa.

“Trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse dhe u dërguan në një varr masiv”, tha Petro Andryushchenko në Telegram.

Ai tha se ata ishin njerëz që kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e shembur pasi ajo u godit nga granatimet.

“Asnjë identifikim nuk u krye, por vendasit thonë se në thelb nuk kishte asgjë për të identifikuar duke pasur parasysh gjendjen e trupave,” tha Andryushchenko.

Andryushchenko, kryetari i bashkisë dhe zyrtarë të tjerë lokalë nuk janë më në qytet dhe po postojnë përditësime nga një vendndodhje në territorin e kontrolluar nga ukrainas.
Të martën Andryushchenko raportoi se rreth 200 trupa të dekompozuar rëndë ishin nxjerrë nga nën rrënojat e një ndërtese banimi në qytet.

(BalkanWeb)