“Në mbështetje të të rinjve dhe nismave të tyre”

Me këtë parim Spitali ditor KEIT, ka shtuar iniciativat e tij sociale duke u zgjeruar në këtë drejtim edhe jashtë kufijve. Për herë të parë një kompani shqiptare bëhet mbështetësi kryesor i takimit kulturor të rrjetit të studentëve Erasmus, organizuar në Romë.

Ky event është vlerësuar nga presidenti italian Matarella me medaljen e përfaqësimit, ndërkohë që themeluesi i KEIT, Dr. Skerdilajd Faria u shpreh i gatshëm për ta vijuar këtë bashkëpunim edhe në vitet e ardhshme.

Për tri ditë me radhë, të rinjtë e këtij rrjeti të ardhur nga e gjithë bota u përfshinë në një sërë aktivitetesh mes të cilave edhe vizitat në zonat më të rëndësishme kulturore dhe historike të qytetit.

Pjesë e aktiviteteve ka qenë edhe konferenca e të rinjve me përfaqësues të Parlamentit Europian dhe prezencën e Zv. Ministrit italian për Arsimin dhe Meritokracinë.

“E gjithë bota po kalon një periudhë të pazakontë në aspektin gjeopolitik që nuk do të jetë e thjeshtë për ne që ndoshta kemi bërë ndonjë gabim, dhe akoma më e vështirë për ju që do të duhet të rregulloni gabimet tona, ato që ka bërë brezi ynë.

Mund t’ju jap një këshillë nëse mundem. Ëndërroni, ëndërroni gjithmonë!

Por mos ndaloni vetëm tek ëndrra sepse do të thotë që jeni duke fjetur.
Ëndrrën duhet ta përkëdhelni, duhet të ngriheni në këmbë dhe të punoni fort që ëndrra të mos mbetet vetëm në sirtar.

Falë kësaj ëndrre, ju mund të krijoni të ardhmen tuaj, të fëmijëve tanë, të Italisë, Europës dhe të gjithë botës.” – tha Dr. Skerdi gjatë fjalimit të tij në konferencën e aktivitetit.

Ky aktivitet kulmoi me paradën e flamujve të të gjithë vendeve pjesëmarrëse përgjatë rrugëve kryesore të Romës, ndërkohë që për të nxitur krijimin artistik nëpërmjet fotove, KEIT ka organizuar edhe konkursin që do të shëprblejë me dhurata teknologjike të rinjtë pjesëmarrës.

KEIT është spitali më i madh ditor i kirurgjisë estetike në Europë dhe i vetmi i këtij lloji i licensuar në vend.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: