NGA: ENEIDA CAKERRI

Për bazën
3 vezë
1 gotë sheqer (gotë 200ml)
1 gotë vaj luledielli
1 gotë kos
2 gota miell
1/2 gotë niseshte
Pak vanilje
1 zarf pluhur pjekës

Për mbushjen
4 mollë
Pak kanellë
4 lugë arra

Për thërrimet lart
3 lugë plot gjalp
4 lugë sheqer
1 1/2 gota miell

Rrahim vezët me sheqerin deri sa të bëhen shkumë dhe shtojmë vajin dhe kosin. I trazojmë dhe stim miellin me pluhurin pjekës, niseshten dhe vaniljen.

Mollët i presim në kubikë, dhe i kalojmë në miell. Shtojmë brumin në një tavë të lyer me gjalp dhe miell, shtojmë mollët lart, arrat dhe kanellën.

Për thërrimet bëjmë bashkë miellin, sheqerin dhe gjalmin dhe e shkrifëtojmë me duar. Ia shtojmë mollëve lart. Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në 200 gardë për 30 minuta. Më pas heqim letrën e luminit dhe e pjekim për 20 minuta ne 180 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb