KAMZA

Një person ka kërcënuar me armë Policinë në Kamzë. Gazetarja Dorjana Bezat tha për ‘BalkanWeb’, se efektivë të policisë janë kërcënuar me armë nga një person, për të cilin ishte ndërmarrë një operacion për shoqërimin e tij në komisariat.

Mësohet gjithashtu se personi në fjalë ka shtënë me armë në ajer një ditë më parë, ndërsa sot policia shkoi për ta shoqëruar e kontrolluar në banesë.

Në momentin që ka parë prezencën e policisë, autori Ronald Kryemadhi  ka nxjerrë armën duke kërcënuar efektivët. Kryemadhi është vetëdorëzuar pas negociatave dhe rrethimit të banesës edhe nga FNSH E RENEA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: