Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Barcelonë pasi akuzohej për grabitje. Sipas mediave të huaja shqiptari ka kryer 23 grabitje në banesa, pranë Milanos. Arrestimi ndodhi në stacionin e autobusëve Barcelona Nord.

Ndërkohë grabitjet e kryera nga shqiptari datojnë në fund të vitit 2021, në qytete të ndryshme pranë provincës së Milanos. Organizata krimale ishte e përbëre nga persona me origjinë shqiptare. Ndërkohë i arrestuar nuk është me precedentë penal në Spanjë.

Mediat e huaja shkruajnë se mafia shqiptare kohët e fundit është bërë shumë e spikatur në Katalonjë , veçanërisht për drejtimin e disa prej organizatave kriminale më të fuqishme të dedikuara për trafikun e marijuanës në këtë rajon.

Siç kanë paralajmëruar si Policia Kombëtare ashtu edhe Mossos d’Esquadrea, Katalonja është bërë kopshti i Evropës , duke u shndërruar nga një territor kalimi ose hyrjeje në kontinent, në një rajon prodhues.

Ky ndryshim paradigme ka tërhequr vëmendjen e shumë organizatave kriminale, si ato me origjinë shqiptare, të cilat janë vendosur në këtë territor me synime të qarta për të udhëhequr kultivimin dhe eksportin .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb