Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për çështjen e Ervis Martinaj, pasi babai i tij u paraqit në SPAK.

Gjatë intervistës, Hoxha u shpreh se koha e pritjes për familjen ka mbaruar dhe se kërkojnë zbardhjen e të vërtetës, gjithashtu shtoi se kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe se nuk mund të kalohet në heshtje.

“Mesa duket koha e pritjes për familjen Martinaj ka mbaruar. Edhe ato premtime që u bënë zyrtare, që do ta zgjidhim 100 ditët e para, 100 ditët e dyta. Pra kjo ka kaluar. Janë ngjarje që kanë ndodhur në gusht të vitit 2022. Veprimet janë thuasje në fazën zero sepse nuk ka veprime konkrete. Një hetim nuk mund të vazhdojë pa afat, për më tepër që është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe duhet t’i japësh një përgjigje familjarëve. Është një ngjarje që nuk mund të kalohet në këtë mënyrë se si duan ta kalojnë. Familja ka indicie por shikon që nuk ka reagim. Nuk mund të vazhdohet që prokuroria e Kurbinit heton për rrëmbim dhe vrasje e zhdukje kufome dhe SPAK e ka në kërkim. SPAK ka kaluar tek sekuestrimi. Kryeministri jonë nuk është persona që flet me emra të botës së krimit, nuk e ka në stilin e vet që t’i përmendë. Por rasti i Ervis Martinaj është rast unikal, ka folur edhe njëherë për  Çapjat. Ka lëvizur me mjete të blinduara, kush i ka paguar ato tre furgona…Pra Ervis Martinaj ishte kthyer në kërcënim serioz”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb