SHBA- Ata ndajnë gjithçka, nga shtëpitë, veshjet dhe veturat deri te kujdesi për fëmijet e tyre. Dhe ajo që ndoshta është më tronditëse është se ata duhet të marrin leje për të bërë fëmijë.

Sidoqoftë kjo është mënyra e jetesës që kanë pranuar banorët e Twin Oaks, një komunë në Virginia-n rurale me një popullsi prej 105 banorësh, shkruan “Telegrafi”.

Komuniteti, i cili u themelua përpara 48 vjetësh, përfshin 92 të rritur dhe 13 fëmijë, të cilët kryejnë një stil jetese që është një “varfëri e qëllimshme” në një pyll prej 450 hektarësh.

Banorët jetojnë në harmoni pavarësisht varfërisë dhe i ndajnë të mirat me njëri-tjetrin. Ata mbjellin bashkë, ngasin makina të përbashkëta, jetojnë dhe flenë në shtëpi me mbi 22 veta, kujdesen për fëmijët e njëri-tjetrit dhe i shmangen monogamisë, pra mund të kenë marrëdhënie seksuale me shumë gra, pa pasur probleme xhelozie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: