ATHINË

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, konfirmoi sot 1047 raste të reja të virusit të ri në vend, 16 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e shtetit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 136 976.  Ndërkohë që 458 pacientë  po trajtohen të intubuar 877 pacientë të tjerë   janë liruar nga ICU.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 58  vdekje të tjera duke shkuar kështu në 4 730 vdekje gjithsej në vend.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb