Organizata Kombëtarë e Shëndetit Publik në Greqi, konfirmoi se rastet e reja të COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit janë 1165, nga të cilat 4 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 206,281.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 64 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 39, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6797 vdekje. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 477.

Që nga fillimi i pandemisë, 1,416 pacientë janë larguar nga ICU. Po kështu raportohen 39 vdekje në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6797 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: