Koronavirusi ka prekur disa nga zyrtarët më të lartë të politikës në Serbi. Mediet raportojnë se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një deklaratë për media nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thuhet se ministri Vulin është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi nuk ka simptoma të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

Gjatë ditës u raportua se edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është infektuar me COVID-19.

Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre, shkruajnë se Gjuriç është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb