Pak ditë më parë, më 24 mars, Kosova përkujtoi nisjen e bombardimeve të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-të mbi Serbinë. Ndërhyrja e kualicionit Perëndimor për të ndaluar bosnjizimin e Kosovës, zgjatën 78 ditë. Për herë të parë, SHBA-të nuk vendosën të dërgonin asnjë trup luftarak në rrugë tokësore. Pra, çdo gjë ju besua fuqisë ajrore. Ishte hera e parë në historinë e njerëzimit, që një palë në luftë, nuk merrte pjesë në veprime ushtarake në terren. I vetmi rast i ngjashëm, kur SHBA-të kanë përdorur të njëjtën starategji është në luftën anti-ISIS në Irak dhe Siri, që nga viti 2015. Megjithëse dallimin, që në rastin e parë luftohej kundër një shteti, kurse herën e dytë ndaj një organizate terroriste.

Fushata i kushtoi kualicionit Perëndimor një shifër prej 13.2 miliard euro, kurse për rindërtimin e Kosovës dhe Serbisë, kushtuan rreth 25 miliard euro. Aleatët e NATO-s, lëshuan më shumë se 23.000 bomba dhe raketa, mesatarisht 295 sulme në ditë. Kosova humbi rreth 13.000 persona, kurse pala Serbe në rreth 3.000 persona. Ndërhyrja në Kosovë solli dy risi në planin ndërkombëtar. Për herë të parë, SHBA-të vendosën të përfshiheshin në një luftë, pa marr miratimin e OKB-së, me gjithë kundërshtimin e fortë të Kinës dhe Rusisë. Po ashtu, lufta e Kosovës, ishte hera e dytë (pas ndërhyrjes në Bosnje) që nga Lufta e Dytë Botërore, ku Gjermania merrte pjesë në sulme ushtarake.

Problemet që përballet sot Kosova. 
1.Njohje Ndërkombëtare.
Sot Kosova është e njohur nga 110 vende, 3 prej të cilave pjesë e Këshillit të Sigurimit (SHBA-të, Franca dhe Anglia), por si pasojë e vetos së Kinës dhe Rusisë, nuk është njohur si vend i pavarur. Ndër të tjera, Kosova e ka të vështirë integrimin dhe përparimin në BE, pasi 5 vende të unionit nuk e kanë njohur. Duket e vështirë që këto 7 vende të ndërrojnë qëndrimin në një periudhë afatshkurtër, kjo ka sjellë një zhgënjim në elitën politike dhe popullin e Kosovës.
2.Largimi i Rinisë.
Kosova është sot vendi me popullsin më të re në moshë, në Europë. Rreth 45% e popullsisë së Kosovës është nën moshën 30 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre, janë të arsimuar dhe njohës shumë të mirë të disa gjuhëve të huaja. Problemi qëndron tek mundësitë e pakta për të gjetur hapsira punësimi. Kjo ka krijuar një rrezik, ku të rinjtë nuk e shohin si shpresë të vetme, emigrimin. Por, edhe kjo është e vështirë. Duke patur parasysh, se Kosova është i vetmi vend i kontinentit Europian, që nuk është pjesë e lëvizjes së lirë pa viza.
3.Marrëdhënia me Serbinë.
Siç thotë një proverb i famshëm kinez, “njeriu nuk ka mundësin të zgjedh as prindërit dhe as fqinjët”. Rast ky tipik për Kosovën dhe Serbin, por edhe për mbarë rajonin. Dikur vendet që luftuan një nga luftrat e fundit në kontinentin Europian, sot janë të detyruar të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe kompromisin.
Kosova kërkon njohje nga Serbia, por kjo e fundit nuk duket aq e gatshme t’ia japi. Së pari, në subkoshiencën e serbëve, Kosova ka një rëndësi historike, fetare dhe ekonomike e rrënjosur prej gati 700 vitesh. Çdo vendim për njohjen e pavarsisë nga një qeveri serbe, do të kishte kosto, së pari elektorale për atë forcë politike. Në muajt e fundit, u hap debati për shkëmbime territoriale mes dy palëve. Por, një rajon kaq i komplikuar si Ballkani, çdo lëvizje qoftë në milimetrat e kufinjve, mund të sjelli një gjakderdhje të re. Ajo se çfarë e ka përkeqësuar situatën është dhe vendosja e taksës 100%, nga Kosova mbi mallrat me orgjinë serbe. Si pasojë e fushatës që Serbia ndërmori për të ndaluar Kosovën të antarsohej në UNESCO dhe INTERPOL.
4.Lufta me Korrupsioni.
Nëse në 3 problemet e përmendur më sipër, deri diku nuk është vetëm problem i elitës politike të Kosovës. Lufta ndaj korrupsionit dhe papunsisë është padiskutim, sfida më e madhe e çdo qeverie në Kosovë. Me papunsi në rreth 40%, ku vetëm grupmoshat nën 30 vjeç, janë në shifrën alarmante të 60% të papunë. Problematikë tjetër është edhe mundësia që Kosova, të thith investime të huaja, por që janë të vështira për tu afruar si shkak i korrupsionit galopant. Kosova është një nga vendet që renditet si ndër më problematiket, për sa i përket luftës ndaj korrupsionit.

*Rigels Lenja, studiues, pranë Universiteti Ludwig Maximilian në Mynih.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb