Të premten e kaluar emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” transmetoi dramën dhe vuajtjet e Nebi Gashit, djaloshit nga Graçanica në Kosovë, i cili për shkak të punëve të rënda, ka mbetur i paralizuar.

Pas thirrjes, shqiptarët mundën t’i siguronin një shtëpi të re në Prishtinë, pasi sëmundja e tij nuk kishte shërim. Sot, sëmundja e tij ka avancuar dhe ka mbetur totalisht i paralizuar. Prej dy muajsh ai nuk lëviz as këmbë e as duar. Në qafë i është mpiksur gjaku dhe ka nevojë për një ndërhyrje të menjëhershme që gjendja të mos degradojë edhe më shumë.

“Nuk lëviz dot as duart as këmbët, më ka ardhur zor më parë tu thërras e tu them për shëndetin”.

Nebiut dhe bashkëshortes u ka ardhur rëndë të kërkojë sërish ndihmë, por shqiptarët u janë gjendur atyre pranë.

“Falenderoj shumë Elvis Naçin që unë po nisem sot në Turqi”,- tha Nebiut. Historia e Nebiut ka prekur edhe këngëtarin Goldi AG i cili nuk ka ngurruar të japi ndihmën e tij që ai të operohej në Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb