Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë mirëpritur në këtë botë fëmijën e tyre të parë së bashku. Burime të shumta kanë konfirmuar se Kourtney lindi një djalë javën e kaluar. Shtatzënia e saj e katërt erdhi pasi ajo u përball me vështirësi fertiliteti për më shumë se dy vjet, sipas People. Çifti provoi trajtime të ndryshme IVF, por dështoi deri vitin e kaluar kur Kourtney mbeti shtatzënë në mënyrë natyrale.

Kourtney ka edhe tre fëmijë të quajtur Mason, Penelope dhe Reign me ish-partnerin, Scott Disick. Travis gjithashtu ka dy fëmijë nga martesa e tij e mëparshme me Shanna Moakler, të quajtur Landon dhe Alabama.

Në shtator, çifti kaloi një periudhë shqetësuese kur Kourtney iu nënshtrua një operacioni gjatë shtatzënisë për të shpëtuar jetën e foshnjës..

Travis e zbuloi emrin e djalit të tyre, Rocky Thirteen Barker, disa ditë para lindjes. Ai gjithashtu zbuloi se Kourtney pritej të lindte këtë javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb