Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Divjakë, ku të shtunën burri vrau gruan dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Babunjë, ku Hekuran Rrasa vrau Fëllënxë Rrasa. Gazetarja Dorjana Bezat ka sjellë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ pamjet nga dhoma e gjumit, atje ku ndodhi edhe skena makabre ku çifti i bashkëshortëve patën fundin tragjik.

Çifti jetonte prej kohësh në kushte të vështira ekonomike, ndërsa varfëria ekstreme shihet edhe në pamjet në fjalë. Gjithçka duket e shkatërruar në atë banesë, e cila nga momenti në moment mund të shembet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: