Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Libinë më 6 prill.

Zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni, në konferencën e zakonshme javore për media dha deklarata për çështjen e Mesdheut Lindor.

Peloni tha se Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias më 6 prill do të zhvillojnë takime në Tripoli me qëllimin për të “rindërtuar marrëdhëniet me Libinë dhe për mbrojtur interesat gjeostrategjike të Athinës”.

Ajo theksoi se kryeministri grek do të takohet me kreun e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohammad Younes Menfi dhe kryeministrin Abdul Hamid Mohammed Dbeibah.

Peloni shtoi se do të fillojnë edhe punimet për rihapjen e ambasadës së Greqisë në Tripoli.

Më 27 nëntor 2019 mes Turqisë dhe Libisë u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit lidhur me kufizimin e juridiksionit detar në Mesdheun Lindor.

Qeveria e Athinës pas kësaj shpalli “person të padëshiruar” dhe dëboi nga vendi ambasadorin e Libisë në Athinë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb