Ministrja e Jashtme e Suedisë, njëherësh kryetarja në detyrë e OSBE-së, Ann Linde i ka uruar fitoren kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në Twitter, kryesuesja e OSBE teksa i ka uruar kolegut të saj fitoren, thekson se është në pritje të bashkëpunimit të ngushtë të vazhdueshëm.

“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të vazhdueshëm në @OSCE
Trojka !”, thuhet në mesazhin e Linde.

Kujtojmë se Linde, mori drejtimin e OSBE që nga 1 Janari 2021,detyrë që më parë e kishte kryeministri Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb