Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri deklaroi se negociatat em Vetëvendosjen po vijojnë, ndërsa sugjeroi që presidenti Hashim Thaçi të presë. Ai tha se ekipet e të dyja partive janë duke punuar për arritjen e një koalicioni qeverisës. Haziri tha se janë duke u diskutuar të gjitha opsionet pas situatës së krijuar më 26 dhjetor, kur Glauk Konjufca i LVV-së është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket letrës së presidentit Thaçi dërguar LVV-së rreth dërgimit të emrit të mandatarit për kryeministër, nënkryetari i LDK-së tha se presidenti duhet të pres derisa t’i shkojë emri sipas procedurave. I pyetur se a do të kërkojë LDK që pozita e kreut të Kuvendit të rinegociohet, ai tha se marrëveshja duhet të shihet si pako.

Ndërkohë, i pyetur se kur do të nënshkruhet marrëveshja, Haziri u shpreh se “ajo është përgjigje 1 milion dollarëshe”.
(BalkanbWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: