TIRANE- Ky është Musa Saraçi, autori i vrasjes së taksistit 65-vjeçar nga Kavaja, dy ditë më parë në fshatin Greth, të cilin e theri me thikë në fyt për t’i grabitur sendet personale dhe paratë që mund të ketë pasur me vete si dhe makinën.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanWeb se autori me tetë klasë shkollë vinte nga një familje e varfër dhe makinën e taksistit e kishte shitur për pak lekë në fshatin Kryevidh ku edhe jetonte.

Burime nga policia thonë gjithashtu se i riu rezulton të jetë përdorues droge.Të njëjtat burime saktësojnë se autori i tronditur nga krimi i rëndë që ka kryer, rrugës për në fshat ka humbur kontrollin e taksisë së vjedhur dhe ka rënë në kanal.

vrasja-ne-kavaje-thika-e-vrasesit

Në këto kushte ka njoftuar të njohurin e tij që kishte një varrezë makinash dhe ia ka shitur atij për 300 mijë lekë të vjetra.

Në dëshminë e tij të parë para policisë, 24-vjeçari ka pranuar krimin dhe ka thënë se e ka kryer gjithçka vetëm për t’i marrë makinën taksistit për ta shitur dhe për të fituar para. Duke pranuar që objektiv i tiji ishte makina, autori ka deklaruar se e ka vrarë taksistin nga frika se ky i fundit mund ta denonconte.

“Nuk e njihja dhe as kisha gjë me taksistin. E bëra vetëm se më duheshin lekët. Nuk doja ta vrisja por ndodhi” ka thënë në polici.

Ai ka deklaruar gjithashtu se e ka prerë në fyt taksistin me një thikë buke, e cila u gjet afër vendit të ngjarjes e fshehur në shkurre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb