Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kishën e Laçit mbrëmjen e sotme. Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se i plagosur ka mbetur 52-vjeçari Arben Margjini.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, vendin që mbledh mijëra qytetarë e pelegrinë çdo vit.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa 52-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë. Policia po heton ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb