Lirohen policët e burgut të Peqinit, të cilët ishin arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se vendimi u dha nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak kohë më parë në ambientet e këtij burgu të sigurisë së Lartë me 15 dhjetor të vitit të kaluar.

I dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Lleshin, teksa ky i fundit ishte në qeli dhe plagosi shokun e tij të dhomës, Indrit Shaqjan, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Pak ngjarjes së rëndë, që alarmoi sistemin e burgjeve dhe autoritetet shtetërore, u arrestuan drejtori i burgut, por edhe punonjës
policie.

NJOFTIM PËR MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, lidhur me ngjarjen e datës 15 Dhjetor në IEVP Peqin, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale S. M alias M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucion vuajtje dënimi”, të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, dhe 324/a/2 i K. Penal, si dhe vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale K. H, Q. M, N. Gj, A. D, I. B, F. M, F. P, V. Sh, G. M, K. H, E. Ç dhe I. D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 901, datë 19.12.2023, ka vendosur:
1. Pranimin e kërkesave.

2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit S. M alias M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucion vuajtje dënimi” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, dhe 324/a/2 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit S. M alias M, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit K. H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit K. H, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Q. M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit Q. M, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

5. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit N. Gj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit N. Gj, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

6. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit A. D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit A. D, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

7. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit I. B, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit I. B, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

8. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit F. M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit F. M, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

9. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit F. P, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit F. P, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

10. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit V. Sh, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit V. Sh, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa d.) dhe neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke qëndruar në banesën e tij të ndodhur në Njësinë Administrative Vaqarr, fshati Allgjatë, Tiranë.
11. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit G. M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit G. M, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

12. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit K. H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit K. H, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

13. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit E. Ç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit E. Ç të parashikuar nga neni 232pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

14. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit I. D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit I. D, të parashikuar nga neni232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga personi nën hetim me iniciale S.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, qëndrimin e tij në ambientet e paraburgimit;

– Nga personi nën hetim me iniciale K.H, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të urdhrit të ndalimit dhe mos caktim mase sigurimi, në alternativë ndryshimin e vendimit caktimin si masë sigurimi më të butë atë të “Detyrimit për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale Q.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe mos caktim mase sigurimi, ne alternativë caktimin si masë sigurimi më të butë atë të “arrest në shtëpi” ose “Detyrimin për tu paraqitur ne Policinë Gjyqësore”.
– Nga personi nën hetim me iniciale N. Gj, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të urdhrit të ndalimit dhe mos caktim mase sigurimi, në alternativë ndryshimin e vendimit caktimin si masë sigurimi më të butë atë të “Detyrimit për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale A.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale I.B, i cili kërkoi prishjen e vendimit, për caktimin e masës së sigurimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë atë të “Detyrimit për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

– Nga personi nën hetim me iniciale F.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, konstatimin e paligjshëm të ndalimit dhe caktimin si masë sigurimi atë të “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

– Nga personi nën hetim me iniciale V. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit nga “arrest në shtëpi” në atë “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale G.M, i cili kërkoi kundërshtimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

– Nga personi nën hetim me iniciale K.H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të urdhrit të ndalimit dhe shfuqizimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.

– Nga personi nën hetim me iniciale E.Ç, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe moscaktim mase sigurimi, në alternativë caktimin si masë sigurimi më të butë atë të “arrest në shtëpi” ose “Detyrimin për tu paraqitur ne Policinë Gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale I.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe moscaktim mase sigurimi, në alternativë caktimin si masë sigurimi më të butë atë të “arrest në shtëpi” ose “Detyrimin për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Gjatë gjykimit në Apel, prokurorja e Apelit znj. Arta Marku, kërkoi:

– Mospranimin e ankimit të personit nën hetim me iniciale S.M.
– Ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimin për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” të personave nën hetim V. Sh, A.D, F.M, N.Gj.
– Ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” të personave nën hetim K.H, Q. M, I.B, E.P, G.M, K.H, E.Ç, I.D.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 25.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Arta Duka, vendosi:

– Mospranimin e ankimit te paraqitur nga shtetasi nen hetim S. M kunder vendimit Nr. 901 date 19.12.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan.
– Miratimin e vendimit Nr. 901 date 19.12.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, persa i perket shtetasve te tjere nen hetim me keto ndryshime persa i perket masave te sigurimit te caktuara ndaj tyre:
– Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimin për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetasve nën hetim K.H, N.Gj,A.D, F.M, V.Sh .
– Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj shtetasve nën hetim Q. M, I. B, F.P, G. M, K.H, E.Ç, I.D.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb