KAMËZ

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz. Burrë e grua janë plagosur me armë zjarri nga një person i pa identifikuar.

 

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb”, nga gazetarja Doriana Bezat. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova” ndërsa janë ende të paqarta arsyet e plagosjes.

 

Të plagosurit janë Preng Paluca rreth të 50-ave dhe gruaja e tij, Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: