KORÇË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Korçës. Një konflikt i çastit është shënuar në afërsi të pazarit të qytetit juglindor, duke i marrë jetën një personi.

“BalkanWeb” mëson se viktima është qëlluar me sëpatë në kokë, duke ndërruar jetë në vend, ndërsa autor i krimit është Zamir Topi. Gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb” foto të rënda nga vendngjarja, ku shihet viktima i shtrirë në tokë dhe i mbuluar nga gjaku.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ku pritet të zbardhë shkaqet e këtij krimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: