Sa më shumë që Franca avancon në Kupën e Botës, aq më shumë Didier Deschamps largon hijen Zinedine Zidane. Mediat franceze shkruajnë në lidhje me zërat e shumtë, sipas të cilave, Zizou duhet të jetë trajneri i radhës i bluve në fund të edicionit në Katar.

Ish-trajneri i Real Madrid ka refuzuar disa oferta, një prej të cilave atë nga PSG, për të qenë në gjendje të drejtojë kombëtaren. Sidoqoftë, nëse Franca arrin në gjysmëfinale duke mundur Anglinë të shtunën, trajneri aktual Deschamps do të ketë fjalën e fundit për të ardhmen e tij, duke vendosur në mënyrë të njëanshme nëse do të qëndrojë apo do t’i krijojë vend Zizou.

Për momentin, e vetmja siguri është se Deschamps, kontrata e të cilit skadon në fund të Kupës së Botës, nuk ka vendosur ende për rinovimin e tij të mundshëm. Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, mohon të ketë kontaktuar Zidane për postin e trajnerit:

“Kur je me fat të kesh një Didier Deschamps, nuk troket diku tjetër. Dëshira ime është që Didier të qëndrojë. Jemi të kënaqur me atë që ka bërë gjithë këto vite dhe me atë që po bën në Botëror. Nuk ka lidhje deri ku shkon Franca në Botëror” – u shpreh numri një i federatës francize.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb