NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

400 gr peta llazanje
800 gr spinaq
400 gjizë pa kripë
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
100 gr djathë pice
500 gr pure domate Star
125 gr mocarela
Vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi, arrë moskat
Përgatitja
Vendosim tiganin me pak vaj ulliri dhe kaurdisim 1 qepë së bashku me 3 thelpinj hudhër. Më pas shtojmë spinaqin dhe sapo spinaqi të ulë volumin shtojmë kripën, piperin e zi, arrën moskat, gjizën dhe ½ e djathit të picës. I trazojmë të gjithë përbërësit derisa djathi të shkrijë plotësisht.

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe shtrojmë si fillim ½ e puresë së domates. Vendosim më pas petët e llazanjës të cilat i kemi venë 10 minuta më parë në ujë të ngrohtë. Vendosim më pas një shtresë me spinaq, një shtresë më petë, përsëri një shtresë me spinaq. Kështu vazhdojmë deri në mbushjen e tavës. Në fund shtresën e fundit të petëve e mbulojmë me pak pure domate dhe shpërndajmë dhe djathin mocarela të prerë ne kubikë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb