Lazio vazhdon të insistojë për të fituar garën e fortë në merkato që ka si protagonist Marash Kumbullën. Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi lacial me anë të drejtorit sportiv, Igli Tare ka intesifikuar tratativat për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, që luan për Veronën.

Kumbulla 1591445487236 1200x675
Kumbulla 1591445487236 1200×675

Kjo e fundit pretendon 35 milion euro për kartonin e tij, ndërsa kjo shifër ka bërë që klubet e tjerë të interesuar për Kumbullën, si Juventus, Inter dhe Napoli të tërhiqen për momentin. Edhe për Lazio, kjo shifër është shumë e lartë, por Igli Tare kërkon të fusë në tratativa disa lojtarë të tjerë për të ulur pretendimet e Veronës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: