NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 levrek nё masё 700 gr – 1kg
1 kuti konservё kёrpudha (400 gr)
1 tufё majdanoz
2-3 qepё tё njoma
Kripё, piper, rigon
2-3 lgj vaj ulliri
1 gotё verё tё bardhё
1 degё rozmarinё ose trumzё
Përgatitja
Grijmё hollё qepёt e njoma sё bashku me majdanozin dhe i vendosim nё njё tas ku shtojmё kёrpudhat, vajin e ullirit, kripё, piper dhe rigon. I trazojmё mirё tё gjithё pёrbёrёsit dhe pasi e kemi larё dhe pastruar mirё peshkun e mbushim me masёn e pёrgatitur nё pjesёn e barkut dhe nё gojё. E vendosim peshkun e mbushur nё njё tavё. Nё njё gotё ujё hedhim pak kripё dhe piper dhe e shtojmё mbi peshk. E vendosim mё pas peshkun nё furrё tё piqet nё temperaturёn 200-250 gradё Celsius pёr 30-40 minuta.

Pasi peshku ёshtё pjekur e largojmё nga tava dhe e vendosim nё njё pjatё. Nё tavё, tek lёngu qё ka dalё nga pjekja e peshkut shtojmё njё gotё verё tё bardhё dhe njё degё rozmarinё ose trumzё. E lemё derisa tё avullojё alkooli dhe mё pas salcёn e realizuar e kullojmё nё njё sitё. Peshkun e servirim sipas dёshirёs me pak oriz dhe perime furre.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: