TIRANË

Në konferencën për mediat, nga aeroporti Nënë Tereza pas kthimit nga Turqia ku njoftoi mbërritjen e 192 mijë dozave të Sinovac, kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj interesit të medias lidhur me çeljen e fushatës elektorale në sheshin Skënderbej, në kushtet kur komiteti, la në fuqi masën anticovid, për moslejimin e grumbullimeve me më shume se 10 vetë.

“Është cështje fantazie. Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar, por nëse këtu jeni 10 dhe 20 m tutje jeni 10 të tjerë kjo nuk përbën shkelje të ligjit, kjo përbën thjesht një aftësi krijuese për të mundësuar që në shesh të jenë më shumë se sa 10 vetë po ndërkohë mos ketë grumbullim.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb