Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka komentuar sot deklaratën e Lulzim Bashës, i cili vendosi si kusht që do të shihte vendimin për të qenë nesër në Kuvend, vetëm nëse liroheshin protestuesit e arrestuar.

Manja tha se amnistia fiskale është miratuar çdo vit me konsensus politik, dhe se nuk i vjen mirë që dëgjon të tilla deklarata, që i cilësoi si shfrytëzim për axhenda politike.

“S’e kam ndjekur me thënë të drejtën. Amnistia është në miratimin e ligjeve të tilla. Madje bëheshin çdo fundvit. Në traditat e mëparshme pr.ligje të tilla janë bërë me konsensus. S’më vjen mirë që të prishet kjo traditë. Nuk mund të kondicionohet vota. Ata e kanë marrë dënimin për veprën që kanë kryer, shumica e dënimit është ekzekutuar. Bëhet fjala për një amnisti që iu fal një pjesë të dënimit, pasi ata e kanë arritur edukimin dhe proceset edukuese. Pres reflektim. Ndoshta dhe konfuzioni që u krijua sot nga dje, nuk dua ta besoj. Unë e shoh si një moment për ta shfrytëzuar për axhenda të vogla politike. Mund të ketë shumë diskutime në Kuvend që mund të diskutohen, por jo amnistia, pasi do të doja që të merrte 140 vota. Të dënuarit nuk janë të bardhë apo të zinj, rozë apo blu. Ata janë pjesëtarë të kësaj shoqërie që ne kemi detyrimin t’i kthejmë të rehabilituar në shoqëri. Dora jonë duhet të jetë e shtrirë për secilin prej tyre.”, tha Manja.

Basha tha sot; “Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranueshëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të pranohen, sigurisht Partia Demokratike në funksion të interesit të mirë publik dhe në transparencë të plotë, do të rishikojë vendimin e saj.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb