Nga Stambolli i ati i Ildisit, Pano Duka në lidhje me Skype foli për shëndetin e djalit të vogël Ildisit. Prindërit e foshnjes janë në spitalin “BHT CLINIC Istanbul Tema Hospital”.

“Lajme më të mira nuk kemi arritur ta besojmë e gjitha kjo falë jush, dhe falë shqiptarëve, për 7 ditë është njësoj sikur ka lindur ditën e parë, jo si pas 3 muajsh tortura, faleminderit për këtë, falë një mrekullie e falë atij angazhimit që për 24 orë u mblodhën paratë, është tamam një mrekulli për djalin tonë, jemi shumë të surprizuar nga i gjithi ky rezultat në kaq pak ditë. Falenderojmë fondacionin të gjithë ju, është përrallore kjo që ka ndodhur, jemi me fat që ju kemi duke parë sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri”,-tha Pano nga spitali në Stamboll.

“Nuk e ke idenë sa kemi punuar, duhet të dërgonim epikrizën, avioni duhet të vinte, por për mrekulli gjithçka u organizua në kohë rekord”,-tha Elvisi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: