Moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi ka qenë në Turqi i ftuar nga një biznesmen shqiptar me rastin e ditëlindjes së tij. Në eveniment kanë marrë pjesë edhe trashëgimtaret Lori dhe Sara Hoxha së bashku me Vjollca Hoxhën.

Ermal Mamaqi ka postuar ka postuar një foto me të treja, por të gjithë vëmendjen e ka marrë përshkrimi që ai ka lënë poshtë fotos.

“2 vjet që i lutem Lori Hoxhës të vij në një intervistë tek Xingu. Nuk e lë mami”, shkruan Ermali.
Nuk ka vonuar shumë, edhe Lori ka komentuar në foton e Ermalit duke i kërkuar atij të kthehet në Top Channel dhe vetëm atëherë, ajo do bëjë një përjashtim. “Kur të vish prapë te Topi e bën një përjashtim”, komenton Lori.
69818-640-0-5a3fad71e677b
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb