Dekani i Universitetit të Drejtësisë ‘Luarasi’ Maks Haxhia, në një intervistë në News24, u shpreh se Universiteti “Luarasi” është një elitë që ka dhënë rezultate.

Gjithashtu shtoi se Fakulteti po nxjerr juristë të rinj me shumë perspektivë në fushën e drejtësisë.

“Universiteti “Luarasi”, mund të them që Fakultetit i Drejtësisë është i vetmi i themeluar nga një specialist. Që në ditët e para është hedhur baza dhe është ndjekur qëllimi për të krijuar një elitë. Një elitë që tashmë i ka dhënë rezultatet. Ky Fakultet po nxjerr juristë të rinj me shumë perspektivë në fushën e drejtësisë. “Luarasi” është një elitë që ka dhënë rezultate. Stafi pedagogjik sa vjen dhe po rekruton njerëz të shquar, për më tepër kurikulat e këtij fakulteti janë bashkëkohor”, tha ai.

Ndër të tjera, shtoi se korrikulat e këtij Fakulteti janë bashkëkohorë dhe se në kuadrin e sotëm me hapjen e negociatave detyrë parësore e Fakultetit është të azhornojë kurikulat  me kërkesat e BE për të qenë i përgatitur dhe i ballafaquar me një seri ligjesh.

“Ne kemi të akredituar pedagogë të rinj, por fokusi ynë është tek punonjësit e praktikës. Edhe këto lëndë që janë sot këto po i ngremë në stadin e nivelit të Europës. në kuadrin e sotëm me hapjen e negociatave detyrë parësore e Fakultetit është të azhornojë kurikulat  me kërkesat e BE për të qenë i përgatitur dhe i ballafaquar me një seri ligjesh. Në vitin e ri akademik ne jemi në procesin e azhornimit të të gjithë legjislacionit europian për ta futur në kurikulat e Fakultetit të Drejtësisë. Gjithashtu ka bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë që në vitin e fundit të predominojë sensi i argumentimit praktik. Kemi në plan të krijojmë një klinikë shërbimi , me studentë dhe pedagogë mbikëqyrës. Universiteti Luarasi është nga Fakultetet  e para që po e thellon ecjen paralele të kërkimeve shkencore me ato praktike të mësimdhënies. Tashmë kemi ikur nga shkolla klasike dhe në çdo katedër krahas aplikimeve praktike janë të detyruar të involvohen në kërkime shkencore. Tekstet janë duke zënë pozicionime në elitë në botën shkencore. Në Fakultetin tonë synohet të ndjehet dhe të rritet kërkesa për marrjen e titujve dhe të doktoraturave”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: