Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit ka bërë një paralajmërim për qytetarët e saj kundër udhëtimit në Turqi dhe Marok, duke përmendur frikën se udhëtarët izraelitë do të jenë në shënjestër të atyre që janë të zemëruar për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Gazës. Ata shtuan se niveli i rrezikut për Turqinë ishte ngritur në 4 dhe për këtë arsye u bënë thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen nga Turqia sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan The Times of Israel.

Për Marokun, niveli i rrezikut është rritur në 2, dhe turistëve izraelitë u kërkohet të jenë më të kujdesshëm. Kujtojmë se një polic vrau dy turistë izraelitë dhe udhërrëfyesin e tyre dhjetë ditë më parë. Ky ishte sulmi i parë i tillë ndaj izraelitëve në Egjipt në dekada.

Meqë ra fjala, numri i sulmeve antisemite po rritet në mbarë botën pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Konflikti, i cili u shndërrua në luftë, filloi me një sulm të militantëve të Hamasit. Gjatë sulmit, kjo organizatë terroriste vrau dhe rrëmbeu civilë dhe i çoi në Gaza, dhe më pas kërcënoi se do t’i ekzekutonte pengjet. Izraelitët u përgjigjën me një kundërsulm. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb