AFGANISTAN

Lugina Panjshir me sa duket nuk ka rënë ende në dorë të talebanëve përderisa luftimet e ‘egra’ vijojnë edhe ditën e sotme.

Amrullah Saleh, një prej udhëheqësve të rezistencës në Panjshir thotë se talebanët vetëm kanë përhapur lajme të rreme se kanë fituar, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Ai gjithsesi pranon se talebanët po vështirësojnë qëllimisht kushtet, duke i ndërprerë Luginë linjat e telefonit, energjisë elektrike dhe internetit.

Talebanët presin të krijojnë qeverinë e re, por ende nuk kanë nën kontroll të plotë gjithë territorin e Afganistanit pasi rezistenca anti-talebane në Panjshir nuk po thyhet ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb