PERU- Një lumë misterioz i gjatë mbi 6 kilometra është zbuluar në thellësi të Amazonës dhe ai është aq i nxehtë saqë uji vlon. Lumi për një kohë të gjatë ka qenë vetëm një legjendë në Peru, mirëpo kur shkencëtari Andrés Ruzo dëgjoi për këtë mendoi se ky fenomen mund të ishte diçka e vërtetë.

Ai shkoi në vendin e ngjarjes dhe e pa lumin përvëlues me sytë e tij.

Ruzo ka treguar se kishte dëgjuar për lumin Mayantuyacu që kur ishte fëmijë ndërkohë që sa ishte në studime i kishte pyetur kolegët e tij, Qeverinë si dhe kompanitë e naftës e gazit nëse ekzistonte vërtet ky lumë, por përgjigja kishte qenë unanime “Jo”.

Shkëncëtari ka shpjeguar se është mahnitur nga ajo që ka parë duke deklaruar se me ujin që rrjedh në këtë lumë mund të përgatitet një çaj, shkruan “Portalb”.

Ai ka shpjeguar se disa pjesë të lumit janë aq të nxehta saqë po të bierë ndonjë kafshë aty digjet menjëherë.

Ruzo ka publikuar edhe një libër me titull “Lumi përvëlues: Avanturë dhe Zbulim në Amazonë” ku shpjegon gjithçka që ka parë nga vizita dhe studimet që ka bërë për këtë lumë.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: