NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

320 gr makarona
2 kokrra limon
50 gr gjalpë
1 thelpi hudhër
100 ml pana
4 lgj parmixhano
Kripë

Përgatitja
Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në etiketë.
Ndërkohë lajmë mirë me ujë të ngrohtë limonin dhe qërojmë hollë lëkurën e tij të cilën më pas e presim në copëza të vogla.
Vendosim gjalpin në një tigan së bashku me një thelpi hudhër. Më pas e largojmë hudhrën nga tigani dhe shtojmë lëkurën e limonit. E trazojmë për një minutë dhe më pas shtojmë panën dhe e lemë në zjarr për 1 minutë. Në fund e rregullojmë me kripë dhe piper të zi.
Ndërkohë presim dhe disa fije të holla lëkurë limoni me gjatësi 3-4 cm dhe i shtojmë në tigan duke shtuar dhe një garuzhde nga lëngu i zierjes së makaronave. Shtojmë dhe makaronat, i trazojmë me salcën me pana dhe lëkurë limoni dhe në fund shtojmë djathin parmixhano dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb