Vetëm fati ka shpëtuar Princin Harry dhe bashkëshorten e tij Megan për të mos pasur një fat të ngjashëm me Princeshën Diana.

BBC raporton se çifti, në makinën e të cilëve ka qenë edhe mamaja e Megan, janë ndjekur për thuajse dy orë nga paparacët, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ka pasur disa herë momente ku makina ku ishte Princi për pak është përplasur me automjetet e tjera në rrugë dhe këmbësorë.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i princit, i cili njoftoi se incidenti ndodhi pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.

“Ndërsa të qenit personazh publik vjen me një nivel interesimi nga publiku, ai kurrë nuk duhet të jetë me koston e sigurisë së askujt. Përhapja e këtyre imazheve, duke pasur parasysh mënyrat në të cilat ato janë marrë, inkurajon një praktikë shumë ndërhyrëse që është e rrezikshme për të gjithë të përfshirët”, tha zëdhënësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: