Dita Von Teese po shet online getat ikonë si dhe të brendshmet që ka veshur në paraqitjet e saj.

Kërcimtarja burleske 51-vjeçare kishte arritur të bëhej e njohur në fushën e modelingut, si për fotosesionet e saj seksi, ashtu edhe për të brendshmet që kishte zgjedhur të vishte në spektaklet e saj.

Tani ajo po u jep mundësinë fansave të saj të zotërojnë diçka nga koleksioni i saj, pasi po shet getat e saj, korse apo çorape.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Madje ajo u shpreh: “Ato janë veshur në sesione fotografike dhe pasarela. Disa pjesë mund të jenë veshur, por kjo është për shkak të kohës që janë veshur”.

Madje ajo theksoi se blerësi merr edhe një çertifikatë autenticiteti të firmosur nga Dita von Teese. Artikuj të tjerë të shitur prej saj përfshijnë një korse ngjyrë vjollce të zbukuruar me dantella që u shit për 276,50 dollarë dhe një palë reçipeta për 54 dollarë.

Deri më tani, ajo ka shitur mbi 8300 artikuj në faqen e veshjeve të përdorura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb