Autoritetet greke kanë urdhëruar mbylljen totale të lungomares së Selanikut (e quajtur Nea Paralia), pasi dje qindra njerëz injoruan urdhrin e qeverisë, për të dalë vetëm ne raste nevoje, duke mbushur bregun për të shëtitur dhe për të bërë sport.

Lajmin e bën me dije Cnn.gr. Bllokimi ka nisur nga ora 14 deri në 8 të mëngjesit nga e hëna në të premte, përfshirë të gjithë të shtunën dhe të dielën. Bllokimi do të zgjasë 14 ditë. Është ky urdhri i ri i auriteteve greke për masat ndaj koronavirusit.

’Pavarësisht rekonadimeve të përsëritura për të limituar lëvizjen, apeli jonë nuk është dëgjuar. Mungesa e respektit ndaj masave sjell masa të reja, për fat të keq më rigoroze, tha komisari i mbrojtes civile greke për krizën Nikos Chardalias.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb