Një operacion kërkim-shpëtimi në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në zonën detare pranë portit të Diakoftit në Kythira, në Greqi, për të lokalizuar emigrantët që ndodheshin në bordin e një varke e cila është mbytur.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një mjet lundrues që është përplasur me gurë dhe është mbytur. Siç raporton ERT, një mjet lundrues i rojës bregdetare, anije lundruese dhe një helikopter ndodhen në vendngjarje dhe po monitorojnë për lokalizimin e varkës.

Përpjekjet e autoriteteve pengohen nga erërat e forta, ndërsa bëhet me dije se në det kishte persona që lëshonin thirrje për ndihmë.

Dyshohet se bëhet fjalë për 15 persona të cilët mund të jenë bllokuar në det, ndërsa ekziston frika se mund të ketë viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb