Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos, i cili pranoi vrasjen e gruas 20-vjeçare Carolinë, ka shprehur pendesë për krimin e rëndë.

Ai ka pranuar përpara hetuesve krimin dhe nëpërmjet avokatëve të tij ka kërkuar falje. Piloti grek, thotë përmes avokatëve se nuk është i interesuar për fatin e tij dhe dënimin që do të marrë, por vetëm për të ardhmen e foshnjës 12-muajshe Lidia.

“Vrasja nuk ishte planifikuar paraprakisht. Nuk kishte asnjë person të tretë të përfshirë.”

Kurse avokatët e tij u shprehën për mediat greke: “Gjithçka që i intereson është fëmija i tij. Shqetësimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e fëmijës, sepse ai ka dëgjuar gjëra të ndryshme, se fëmija do të shkojë në një familje kujdestare, se do ta humbasë atë.”

Kujtojmë që Babis për 37 ditë të tëra e fshehu vdekjen e bashkëshortes, duke pretenduar se ngjarja e rëndë ka ndodhur nga grabitësit që i hynë për të vjedhur në shtëpinë e tyre në Glyka Nera. Mirëpo vetëm tre ditë më parë, falë edhe provave të siguruara nga policia, ai pranoi krimin, duke thënë se shkaku ishte fakti që Caroline së bashku me vajzën kishte vendosur për ta braktisur atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb