Ish- kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij për mbështetësit, u ka bërë thirrje shqiptarëve të jenë pjesë e protestës së 20 shkurtit.

Ai ka shtuar se kushdo që ka të shenjtë lirinë, dinjitetin dhe kombin duhet të jetë të martën në Tiranë për një betejë etike për të rikthyer në Shqipëri vlerat e lirisë, votën e lirë dhe pluralizmin.

“20 shkurti është dita e shqiptarëve, e betejës kundër tiranisë.
Më 20 shkurt mbi 100 mijë shqiptarë u bashkuan duke treguar një fuqi që kurrë nuk e kishte parë vendi, përmbysën simbolet e tiranisë më të egër dhe çelen rrugën e 22 marsit.
Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar që ka të çmuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor, të ngrihet me guxim të vijë në Tiranë për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin vjedhjen e shqiptarëve, drogën dhe shkatërrimin e vendit.
Ftoj qytetarët të vijnë në Tiranë sepse demokracia dhe liria janë pasuri e të gjitha pasurive. Koha provoi se sot shqiptarët janë më të varfër.

Mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërruar opozitën shqiptare. Qeveria me në krye kryehajdutin e kombit bëri gjithçka që vendi të jetë pa opozitë, por të gjitha dështuan. Sot opozitë jeni ju, opozitë janë qindra mijëra shqiptarë të cilët”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: