Padyshim që vrasja e 20-vjeçares Caroline nga i shoqi pilot ka tronditur të gjithë Greqinë, por jo vetëm.

Ngjarjen akoma dhe më të rëndë, e bën fakti, që detaje të reja po dalin gjithnjë e më shumë në dritë.

Së fundmi, për marrëdhënien e dyshes ka folur psikologia e 20-vjeçares, Eleni Mylonopoulou.

Ajo ka thënë se Babis dhe Caroline ishin paraqitur në zyrën e saj fill pas lindjes së Lidias së vogël.

Babis pretendonte se e shoqja vuante nga depresioni, e kërkonte për kurimin e saj ndihmën e psikologes.

Mylonopoulou ka treguar më tej, se kur 32-vjeçari është larguar nga zyra, Caroline i ka thënë se dëshiron të ndahej, pasi ndihej si e ‘burgosur’ nën shoqërinë e tij.

Ajo ka thënë më tej, se këto fakte nuk i ka treguar më herët, pasi në telefonin e saj kanë mbërritur një sërë mesazhesh kërcënuese nga numra të panjohur, që i kërkonin të heshtte. Policia tanimë, po heton se kush fshihet pas telefonatave kërcënuese, për të zbuluar kështu të tjera detaje nga krimi i rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb