Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u trajtua historia e dhunës së 44-vjeçarit Shpëtim Duka.

Ai akuzoi nusen e tij për dhunë, teksa u shpreh se një ditë, kur ishte kthyer nga puna, ajo i kishte ngulur thikën në këmbë.

Motra e Shpëtimit: Nusja e vëllait dhe Shpëtimi janë martuar me shkuesi dhe u njohën me ngadalë, ajo kishte familje edhe Shpëtimi me familje të rregullt. Vëllai im punonte në punë private dhe nusja qëndronte në shtëpi, por ekonomia e dobët i detyroi të largoheshin pasi Shpëtimi qëndronte me prindërit dhe nusen. Por kur erdhi në jetë fëmija i parë Shpëtimi u largua me qira fillimisht, nuk kanë jetuar keq edhe askush nuk na është shprehur kurrë se kanë pasur probleme ekonomike. Mirëpo që kur u larguan në Francë nusja ka një gocë xhaje në Francë dhe ajo është shkaku i gjithë ngjarjes që solli probleme të shumta. Unë për problemet e vëllait në Shqipëri nuk kam ditur gjë sepse Shpëtimi nuk flet dhe nuk tregon kurrë probleme. Shpëtimi i hëngri të gjithë mbi kurriz, u dhunua nga kushërira edhe bashkëshortja. Shpëtimi u lajmërua nga vajza që mami ndodhet në spital dhe Shpëtimi shkoi në polici.

Shpëtimi: Në Shqipëri kemi jetuar jo mirë, një ditë unë erdha në shtëpi u ktheva nga puna e gjeta duke qëruar patate, ajo ishte mërzitur me njerëzit e saj, ajo më nguli thikën në këmbë dhe sot e kam shenjë. Problematikat kane nisur qe ne Shqipëri. Unë edhe në Francë u dënova gjoja për dhunë ndaj fëmijëve, ndërkohë që unë dhe fëmijët u dhunuam nga kushërira e gruas dhe nga gruaja pasi donin te përfitonin për dokumente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb