TIRANE

Pushimet në Dubai e kanë bërë Kejvinën të mos jetë më kaq diskrete e të na prezantojë më në fund të dashurin. Modelja si kurrë më parë ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur krah një djali, me dorën e bashkuar dhe e mbështetur në kraharorin e tij.

Kejvina duket shumë e lumtur me këtë lidhje dashurie aq sa ka vendosur ta bëjë edhe publike, por fytyrën e djalit që i ka rrëmbyer zemrën na e ka mbuluar.

Se kush është partneri i Kejvinës nuk e dimë, por rëndësi ka që ajo e lëshoi pak dorë e ja ku kemi pozën e parë të çiftit. Ku i dihet në të ardhmen mund të kemi edhe një foto të plotë, pa emoji, pa figura e pa mister.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: