IRAK – Mediat në Irak bëjnë të ditur se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al Baghdadi “është plagosur nga një sulm ajror nga koalicioni ndërkombëtar anti-Isis”, në perëndim të Mosulit.

Sipas televizionit “Al Sumaria”, koalicioni ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA, ka goditur me raketa një ndërtesë ku ishin mbledhur disa liderë të ISIS-it, mes të cilëve edhe Al Baghdadi. “Al Sumaria” shton se edhe eksponentë të tjerë të ISIS-it kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ajrore.

Kjo nuk është hera e parë që përhapen lajme për plagosjen apo vdekjen e liderit të ISIS-it, por këto informacione nuk janë konfirmuar asnjëherë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: