Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një dalje për mediat është shprehur se ka raportuar protestën e banorëve të Astirit, gjatë takimit të nivelit te lartë në Parlamentin Europian, në Bruksel.

Mediu theksoi se se qeveria  duhet t’i shpronësojë banorët e Unazës së Re, banesat dhe bizneset e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.

“Në këtë takim fola edhe për protestën e banorëve të Unazës, cënimin e jetës dhe pronës. Pse protesta e tyre është e drejtë? Sepse Rama ka premtuar legalizmin e banesave bizneseve në çdo zonë informale. Një qeveri që përbuz qytetarët e vet meriton përbuzjen e gjithë qytetarëve.

Së treti, këto legalizme janë kryer në prona publike ndaj është e pamoralshme. Së katërti, shteti ka marrë përsipër legalizimin e mirëfillta për përfitime politike. Përfundimisht në mendimin tim qeveria duhet të shpronësojë këta banorë në vlerat e tregut”, u shpreh ai.

Mediu tha se një tjetër çështje problematike e raportuar nga ai në Parlamentin Europian, është ajo e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Partisë Republikane e quajti të paprecedencë kolapsin në sistemin gjyqësor.

“Ka më shumë se një vit që nuk kemi Gjykatë Kushtetueve, kemi më shumë se një vit pa Gjykatë Të Lartë. Mbi 10 mijë çështje janë shtuar që nga miratimi i reformës në Drejtësi. Shqipëria me pak se 3 miljon banorë më 13 anëtarë të Gjykatës së lartë ka 30 mijë çështje të pa shqyrtuar që shumë shpejt rreezikojnë të shkojnë në 50 mijë.

Shumë shpejt mund të përfundojmë edhe pa Gjykatën e Apelit, janë shkelur disa herë Kushtetuta dhe askujt nuk i bën përshtypje. Partia Socialiste ka dalë me parullën që më mirë mos të kemi gjykata sesa të korruptuara, unë them më mirë mos të kemi fare qeveri sesa të korruptuar”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb