Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr mëlçi viçi
1 lç piper i kuq
1 lgj peksimadhe
250 -300 ml qumësht
50 gr gjalpë, 2 lgj vaj ulliri
1 qepë, 2 mollë jeshile
100 nl verë e bardhë
Kripë, piper i zi
100 gr pure, 300 ml ujë
200 ml qumësht
1 lgj gjalpë
Kripë, arrë moskat

Fillimisht shpëlajmë melçinë, e presim atë në feta dhe e vendosim në qumësht për 15-20 minuta me qëllim të largojmë shijen e hidhur të mëlçisë. Më pas i largojmë mëlçitë nga qumështi dhe i thajmë me letër kuzhine. Në një tas trazojmë piperin e kuq me kripë, piper të zi dhe peksimadhe dhe pudrosim mirë mëlçitë nga të dy anët. Më pas në një tigan të madh shkrijmë gjalpin dhe skuqim mëlçitë nga të dy anët. Shtojmë në tigan pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të prerë në feta derisa ajo të zverdhet pak, më pas e shuajmë me 50 ml verë të bardhë. Sapo vera të avullojë shtojmë mollët të qëruara dhe të prera në kubike me brinjë 1.5 cm, I trazojmë derisa mollët të marrin një ngjyrë me qepën (largojmë pak për servirje 2 lgj të mëdha). Vendosim në tigan copat e mëlçisë dhe shtojmë në të verën e mbetur, një filxhan kafeje ujë të nxehtë dhe e trazojmë duke lëvizur tiganin. E servirim duke vendosur në tigan 3 lgj pure patate, dy copa të mëdha melçi dhe qepën me mollë.
(er.cu/vila23/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb